Insajderi
Lajme

Anulohet protesta e minatorëve të Trepçës

Insajderi
14 August 2024 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Anulohet protesta e minatorëve të Trepçës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se qeveria ka vendosur t’i ndajë 4 milionë euro për Trepçën, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale. Pas këtij vendimi Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se anulohet protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme para qeverisë, shkruan Insajderi.

Ata kanë njoftuar se qëllimet e tyre për ekzekutimin e pagave thuajse është realizuar.

“..Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorëve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre.

Reagimi i plotë i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës:

Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës, shumë të respektuar minatorë;

Veteranët paralajmërojnë protesta nëse Osmani dekreton ligjin për pagën minimale

Sot me datë 14.08.2024 Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion për subvencionimin e pagave për minatorët e Trepça Sh.A., për pagesën e pagave.

Nisur nga fakti se ditën e djeshme kemi njoftuar se do të mbajmë një protestë pran Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm që të kërkojmë ekzekutimin e pagave të papaguara, e duke pasur parasysh reflektimin e qeverisë, ne tërhiqemi nga protesta e cila do të ndodhte nesër.

Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thuajse është realizuar, ndaj edhe e vlerësojmë të paarsyeshme mbajtjen e protestës ditën e nesërme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorërve nuk mund dhe nuk duhet ti vihen ngjyrime politike.

Minatorët nuk kanë kërkuar dhe nuk kërkojnë asgjë tjetër, përveç kushte për punë dhe paga dinjitoze. Përkushtimi ynë për punë në minierë është dhe do të mbetet përherë i palëkundur.

Prandaj lusim të gjithë minatorëve ti kthehen punës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark