×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Anulohet zyrtarisht tenderi emergjent për ushqimin e ushtarëve, ky është arsyetimi i Ministrisë së Mbrojtjes

    Insajderi
    15 October 2024 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes ditën e sotme, ka njoftuar se është anuluar tenderi për ushqimin e FSK-së. Ky tender siç ka raportuar Insajderi i ishte dhënë ‘Hajdini Comerc’. Ndërkaq pas dhënies së kësaj kontrate ishte krijuar tollovi në FSK.

    Insajderi ka publikuar ekskluzivisht letrën e Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i cili i ishte drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit që të bëjë zgjidhje konkrete sa i përket ushqimit të ushtarëve, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

    Pas kësaj letre, Ministria e Mbrojtjes kishte hapur konkurs për kuzhinierë.

    Ndërkohë sot zyrtarisht ky dikaster njoftoj për anulimin e tenderit për ushqim në vlerën prej 2,149,000.

    Në arsyetim u tha se nuk janë plotësuar kushtet.

    “Arsye e anulimit të procedurës, sespe nuk janë plotësuar kushtet sipas kërkesave të paragrafit 2 të
    nenit 26 të Ligjit Nr. 04 042, Ligji për Prokurimin Publik ne Republikën e Kosovës, i ndryshuar
    dhe plotësuar me ligjin Nr. 04 L-237, ligjin Nr. 05 L-068 dhe ligjin Nr. 05 L-92″, thuhet në njoftim.

    Nga dhënia e tenderit, letra e Komandantit, e deri tek anulimi, a dështoi Ministria e Mbrojtjes?

    Çështja e ushqimit të ushtarëve të FSK-së ka qenë ndër temat më të diskutuara së fundmi në vend, e para, për cilësinë e dobët e edhe për shkak të skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.

    Problemet nisen që nga shpallja e fituesit të këtij tenderi.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Ministria e Mbrojtjes, i kishte dhënë tender kompanisë që para dy vitesh ishte përfshirë në një incident të drogës në burgun e Dubravës. Kjo kontratë ishte dhënë përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë.

    Insajderi po ashtu ka raportuar edhe për shkeljet që dyshohet të kenë ndodhur në këtë kontratë.

    Në anën tjetër, veç se ishte krijuar ‘kaos’ në FSK, pasi kjo kontratë nuk filloi të zbatohet. Për përgatitjen e ushqimit Ministria angazhoi kuzhinieret nga Meza e Studentëve dhe ushtarë të FSK-së.

    Por, që nga ushqimi që u servua nuk u ndanë të kënaqur ushtarët. Kjo kishte bërë që Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari t’i drejtohet me një letër ministrit Maqedonci.

    Insajderi kishte publikuar ekskluzivisht letrën e Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i cili i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit që të bëjë zgjidhje konkrete sa i përket ushqimit të ushtarëve, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

    Pas kësaj letre, Ministria e Mbrojtjes kishte hapur konkurs për kuzhinierë.

    Ndërkaq dështimi i tenderit 2 milionësh sot i është dhënë vula. Ministria ka njoftuar zyrtarisht se është anuluar tenderi për “Sherbimet me ushqim(pergaditje dhe servim)per nevojat e FSK-së”./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark