Anwar Hadid u rikthye për të punuar në Londër të mërkurën pasi u kthye nga udhëtimi i tij në Meksikë me të dashurën e tij, Dua Lipa.
Çifti i famshëm u kritikua për vendimin e tyre për pushime dhe vëllai model i Gigi dhe Bella Hadid u kthye në punë kur ai u kthye në kryeqytetin anglez, megjithë nevojën për të qëndruar i karantinuar për 10 ditë pas kthimit.
Ai ndodhej në shesh-xhirim duke xhiruar për reklamën e re, ndërsa shfaqej me një stil mjaft interesant, shkruan DailyMail.
Anwar dhe Dua janë kritikuar pasi këngëtarja inkurajoi fansat e saj që të ‘qëndronin në shtëpi’ gjatë periudhës së izolimit, ndërkohë që vet nuk i kanë respektuar të gjitha rregullat e pandemisë.
Gjatë pushimeve të tyre mes pandemisë së coronavirusit, fansat kanë shkruar në komente se “udhëtimi i panevojshëm na vë të gjithëve në rrezik infektimi”.
Nëntë muaj më vonë, ajo fluturoi për në Meksikë me Anwarin, pavarësisht se numri i të vdekurve vazhdon të rritet si në Sh.B.A., ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Dua, e cila gjithashtu ka qenë e përfolur për një “shtatzëni” të mundshme, u kritikua gjithashtu për udhëtimin me të dashurin e saj, Anwar, i cili është shprehur se është kundër marrjes së vaksinës.
I dashuri i këngëtares shqiptare u shpreh se është kundër marrjes së vaksinës, duke thënë se: ‘trupat tanë janë bërë nga krijuesi për të bërë më shumë nga sa mendojmë’.
Ai më vonë sqaroi komentet e tij duke u shprehur: “Unë nuk jam anti-vaksinës. Unë mendoj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me secilën vaksinë individualisht duke parë efekte pozitive dhe të mundshme negative”.
Anwar shtoi se ai ‘ka marrë vaksina më parë, por si dikush që ka pasur një sistem imunitar të kompromentuar’.
Ai vuri në dukje se dëshiron të ‘vazhdojë të mësojë për shumë mënyra se si mund të mbrohemi te të tjerët’ dhe se ai ‘kurrë nuk donte të fyente askënd me fjalët e tij, dhe se është aq mirënjohës për të gjithë punëtorët e vijës së frontit’.