Anxhela Peristeri flet pak para finales së Eurovision: Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve edhe një herë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Anxhela Peristeri flet pak para finales së Eurovision: Shpresoj të marr mbështetjen e të gjithë shqiptarëve edhe një herë

    Insajderi
    22 May 2021 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte (e shtunë) mbahet nata finale e Eurovision 2021, në Rotterdam të Holandës.

    Plot 26 shtete do të konkurrojnë për vendin e parë, që njëherësh do të përcaktojë edhe vendin ku do të mbahet Eurovisioni vitin e ardhshëm.

    Shqipëria këtë vit përfaqësohet denjësisht nga këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila bëri një interpretim të shkëlqyer live në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, duke fituar votat e mjaftueshme për ta kualifikuar vendin e saj për në finalen e madhe.

    Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Anxhela ka rrëfyer emocionet e natës së dytë, pas arritjes së momentit kulminant – atij të kualifikimit për në finalen e sotme.

    “Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të pëshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”, ka thënë Anxhela Peristeri për Telegrafin.

    Në natën e gjysmëfinales, ajo këndoi e 11-ta në renditje, ndërkohë që sipas shortit të hedhur për mbrëmjen finale, sonte artistja shqiptare do të ngjitet një skenë për të performuar e dyta.

    Për Telegrafin, Peristeri tregoi emocionet për performancën e sotme, duke bërë njëherësh thirrje për të gjithë shqiptarët e diasporës që të shprehin mbështetjen ndaj saj, duke votuar.

    “Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikënshqiptare. Jam shumë falenderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri.

    Më poshtë gjeni listën me numrat përkatës të secilit shtet, nga ku mund të votoni Shqipërinë me kodin 02, varësisht nga shteti ku ndodheni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark