Këngëtarja Anxhela Peristeri ka publikuar sonte videoklipin bashkë me versionin final të këngës “Karma”, me të cilën do të përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision këtë vit.
Kënga “Karma” ka pësuar disa ndryshime të vogla në versionin final, ndërsa videoklipi i këngës është xhiruar në Kosovë.
Kënga “Karma” është me teskt të Olti Currit dhe kompozim të Kledi Bahitit, ajo fitoj Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa këngëtarja versionin final e ka punuar në një studio të njohur në Greqi.
Eurovisioni këtë vit mbahet në Rotterdam të Holandës më 18,20 dhe 22 maj.