×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Apeli e kthen në rigjykim rastin e Shaban Gogajt

    Insajderi
    28 March 2023 - 15:51
    Shaban Gogaj - Adonis Tetaj

    Rasti i Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetaj në vitin 2019 është kthyer në rigjykim.

    Gjykata e Apelit sot ka vendosur që ta pranojë ankesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për dënimin me shtatë vite e gjysmë burg të Gogajt, dhe kështu, e ka kthyer rastin në “pikën zero”.

    “Anulohet aktgjykimi ndaj të akuzuarve Sh.G. dhe I.C., ndërsa çështja kthehet në rigjykim dhe rivendosje

    Prishtinë, 28 mars 2023 – Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në njoftimin e Apelit.

    Në njoftimin e gjykatës, thuhet se aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Pejës në dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një mori shkeljesh të cilat e bëjnë të pavlefshëm aktgjykimin e tyre.

    Sipas Apelit, ende nuk janë vlerësuar siç duhet të gjitha provat që kanë të bëjnë në lidhje me rastin.

    “Ndërsa sa i përket çështjes së paraburgimit, i njëjti është shqyrtuar por kolegji i kësaj gjykate ka ardhur në përfundim se i njëjti duhet të zgjatet, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore, që i akuzuari Sh.G., të qëndroj në paraburgim”, thuhet në njoftim.

    Më 14 dhjetor të vitit 2022, Shaban Gogaj u shpall fajtor për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2019, dhe u dënua me vetëm shtatë vite e gjysmë burg, duke ia llogaritur edhe kohen në të cilën ka qëndruar në paraburgim që nga ai vit.

    Kjo për shkak se ai u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe jo “Vrasje të rëndë”.

    Familja e Agonis Tetajt është ankuar në lidhje me këtë rast duke thënë se ky vendim ka qenë i padrejtë, dhe nga organet gjyqesore nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa drejtësi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark