Insajderi
Lajme

Apeli kthen në rigjykim dy të dënuar për terrorizëm

Insajderi
22 June 2016 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Apelit e Kosovës e  ka kthyer në rigjykim lëndën ndaj të akuzuarve A.L. dhe N.B., të cilët muaj më parë, ishin gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale organizimi ose pjesëmarrja në grup terrorist dhe ishin dënuar me nga 3 vjet e 6 muaj burgim.

Kolegji penal gjeti se aktgjykimi shkalles se parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, “ngase nuk janë respektuar dispozitat procedurale për pranimin e fajësisë, ndërsa në pjesën arsyetuese,  nuk ka te dhëna për faktet vendimtare”, njofton Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark