×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli lë në burg të përjetshëm vrasësin e turistëve çek

    Insajderi
    01 March 2016 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Sokol Mjacajn, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek, Michael Svatos dhe Anna Kosinova, korrikun e vitit të kaluar, raporton televizioni nga Shqipëria, Klan.

    Pavarësisht vendimit, Mjacaj e ka pritur atë i qeshur. Sipas avokates, Elvira Jakova, vendimi i Shkallës së Parë ka qenë i njëanshëm, pasi nuk mori parasysh kërkesën e palës mbrojtëse për gjykim të shkurtuar, edhe pse Mjacaj pranoi krimin.

    20 vjeçari Sokol Mjacaj ekzekutoi në Korrik të vitit të kaluar dy  turistët çek, pasi tentoi t’i grabiste në zonën e Prekalit.

    Ai u kap nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pas dy ditësh në arrati/Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark