Apeli refuzon ankesën e prokurorit për Lutfi Hazirin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli refuzon ankesën e prokurorit për Lutfi Hazirin

    Insajderi
    16 December 2016 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 28 tetor për pushimin e procedurës penale ndaj Lufte Hazirit, kryetarit të Gjilanit.

    Gjykata Themelore në Gjilan, e ka hudhë aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të muajit gusht ndaj të pandehurit Lutfi Haziri për shkak të veprës penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Sipas njoftimit për media kolegji penal i Gjykatës së Apelit ka vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hudhë aktakuzën.

    “Ngase nga  provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë, nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdor detyrën zyrtare, ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qellim dëm dikujt”, thuhet në njoftimin e Apelit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark