Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën e prokurorisë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të akuzuarit Trim Gashi i akuzuar për sulm ndaj eskortës së kryeministrit Isa Mustafa.
Sipas njoftimit nga Gjykata e Apelit vendimi i shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
“Është vërtetuar drejtë gjendjen faktike, dhe nuk është shkelur ligji penal”, thuhet në njoftim.
Trim Gashi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje u akuzua se me 23 shtator 2015, në oborrin e qeverisë ekspozoi disa mjete të metalta për shpim gomash.