×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Apeli s’vendos ende për Nagip Krasniqin – deklarohet avokati i tij

    Insajderi
    08 May 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit nuk ka marrë akoma vendim në rastin e kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit dhe që nga ajo kohë po qëndron në paraburgim.

    Avokati i Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga tha se janë në pritje të një vendimi nga Gjykata e Apelit.

    “Jemi në pritje të Apelit, ende nuk ka nxjerrë ndonjë vendim”, tha ai shkurt për Insajderin.

    Themelorja ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi, pasi dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.

    Ndërkohë, kundër këtij vendimi, mbrojtja e tij ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

    Njësia e Veçantë e Hetimeve kishte bastisur zyrën e Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, “me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”, ka njoftuar prokuroria.

    Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Vetëm më pas, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark