Apeli vërteton dënimin për pesë të akuzuarit për terrorizëm në rastin "Badovci" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli vërteton dënimin për pesë të akuzuarit për terrorizëm në rastin “Badovci”

    Insajderi
    16 December 2016 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuara ankesën e mbrojtësve të pesë të akuzuarve për terrorizëm, në rastin e njohur “Badovci”, pasi ishte konstatuar se pretendimet e avokatëve për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, janë të pa bazuara.

    Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurve B.L.,G.H.,M.H.,E.L. dhe F.M, u vërtetohet dënimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 18 korrik. I akuzuari B.L, është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.

    Në aktgjykim thuhet se katër nga të akuzuarit ishin gjetur fajtor se bashkërisht kanë kryer veprën penale: Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Ndërsa njëri nga ta për, për ndihmë për kryerjen e veprës penale të terrorizimit.

    “Po ashtu dy nga pjesëtarët e këtij grupi, janë shpallur fajtor edhe për veprën penale: Mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armeve”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark