Google Translate, një nga shërbimet e pakta të mbetura që gjiganti amerikan i teknologjisë e kishte bërë të disponueshëm në Kinë, më nuk do të jetë e qasshme në këtë vend, duke shënuar tërheqjen e fundit nga tregu më i madh botëror i internetit.
Aplikacioni nuk ka qenë i qasshëm për përdoruesit kinezë që nga e shtuna. Ata janë ridrejtuar në një skedar të përgjithshëm të kërkimit, me një njoftim ku përdoruesve u kërkohet që ta ruajnë ueb-faqen e shërbimit në Hong Kong, e cila gjithashtu nuk është e qasshme nga pjesa qendrore e Kinës, raportojnë mediet kineze.
Funksioni i brendshëm i përkthimit në shfletuesin e Google Chrome është bërë gjithashtu i padisponueshëm në këtë vend, kjo sipas disa posteve të përdoruesve në një rrjet social kinez.
Lëvizja për mos vazhdimin e shërbimit të Google Translate në Kinë fillimisht ishte raportuar nga TechCrunch.
Google për mediet amerikane kishte thënë se tërheqja e aplikacionit ndodhi “për shkak të përdorimit të ultë” në atë pjesë.
Google nuk ishte përgjigjur ndaj një kërkese për koment të bërë gjatë së dielës.
Lëvizja për mos vazhdimin e Google Translate në pjesën qendrore reflekton mbi historinë komplekse të gjigantit amerikan të teknologjisë me qeverinë kineze.