×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën

    Insajderi
    13 March 2021 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tregu i platformës dua.com, është lidhur me sistemin Paysera Kosovë duke lehtësuar kështu shitjet online të kësaj platforme tek diaspora Kosovare dhe duke bërë këtë platformë më efektive në transaksione ndërkombëtare.

    Lidhja e tregut të dua.com me platformën e vetme fintech që ofron transfere ndërkombëtare në Kosovë është edhe një hap i digjitalizimit të shërbimeve dhe lidhjes së mërgatës Kosovare me vendin e tyre.

    Dua.com është platformë sociale e cila ka për qëllim bashkimin e mbi 12 milion shqiptarëve në të gjithë botën e ndarë në tri kategori: dashuri, ndihmë dhe biznes.

    Paysera është fintech-u i parë ndërkombtar i licencuar në Kosovë që mundëson transfere të shpejta dhe të lehta të parave në mes të Kosovës dhe pjesës tjetër të botës. Paysera mundëson mbledhjen e pagesave nga platforma të ndryshme ndërkombëtare duke përfshirë Trustly, Revolut, Giro Pay, ING dhe mbi 150 banka Evropiane.

    “Ne e shohim se digjitalizimi i pagesave është një gjë që përqafohet shumë shpejtë nga mergata kosovare e cila do të reflektojë edhe te klientët vendor”, ka thënë Bashkim Zeqiri CEO in Paysera Kosova. “Mendoj se ky integrim do të nxisë edhe shumë kosovarë që të rrisin bashkëpunimin me Paysera në mënyrë që të ulin shpenzimet dhe të rrisin efikasitetin e pagesave ndërkombëtare”, ka shtuar ai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark