Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se ende nuk është arritur marrëveshje për murin në veri.
“Do të jem e lumtur nëse arrihet marrëveshje për murin në Mitrovicë. Por për këtë çështje ende nuk është rasti”, ka shkruar ajo në Twitter.
Megjithatë, ajo shpreson se shpejt do të gjendet zgjidhja.
“Diskutimet vazhdojnë dhe unë shpresoj se do të gjendet së shpejti”, ka shtuar ajo./Insajderi.com