Insajderi
Lajme

FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që dyshohet se ra nga Ura e Fshajtë para dy jave

Insajderi
10 January 2025 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që dyshohet se ra nga Ura e Fshajtë para dy jave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari me iniciale A.H., nga Gjakova.

Sipas njoftimit të FSK-së, 27-vjeçari dyshohet të ketë rëndë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës  të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Përveç Gardës Kombëtare, FSK-ja tha se ka angazhuar edhe ekipet e saj për ta kërkuar 27-vjeçarin që është raportuar i zhdukur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark