Insajderi
Biznes

Apple Card tani ka edhe një llogari në Twitter

Insajderi
21 August 2019 - 21:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me lëshimin në qarkullim të Apple Card, kompania ka hapur edhe një llogari për të në Twitter, ku pritet të tregojë të gjitha opsionet dhe risitë që ndodhin në të.

Karta e kreditit që nuk ka tarifë, është e teknologjisë së lartë dhe fillimisht u lansua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa është vetëm çështje kohe kur do të shfaqet edhe në shtete tjera, transmeton Telegrafi.

Llogaria në Twitter, që ende nuk ka ndonjë postim dhe nuk ndjekë askënd, pritet t’i ndihmojë shfrytëzuesit e këtij produkti të ri, që pritet të jetë shumë praktik.

Njohësit e teknologjisë, kanë thënë se Apple Card tani do t’i lidhe njerëzit edhe më shumë me iPhonet e tyre, prej nga shfrytëzohet ky opsion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark