Apple iu ka thënë punëtorëve të saj se duhet të vijnë në zyrë për të paktën tre ditë në javë nga muaji i ardhshëm, në një përpjekje për të rivendosur “bashkëpunimin ballë për ballë”.
Në një mesazh për të gjithë punëtorët, Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, tha se politika do të kërkonte që i gjithë stafi të kthehet në zyrë të martën dhe të enjten, si dhe në një ditë të tretë që ndryshonte ekip pas ekipi, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi të ngazëllyer për të ecur përpara me pilotin dhe besojmë se kjo kornizë e rishikuar do të rrisë aftësinë tonë për të punuar në mënyrë fleksibile, duke ruajtur bashkëpunimin personal që është kaq thelbësor për kulturën tonë”, tha Cook në memo.
Plani zyrtar, i theksuar si thjesht një pilot në letrën e Cook, është tashmë një hap prapa nga një propozim i mëparshëm që të gjithë punonjësit të vijnë të hënën, të martën dhe të enjten, çdo javë.