×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Apple jep alarmin: Ç’ndodh nëse flini pranë telefonave kur janë duke u karikuar

    Insajderi
    16 August 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjiganti i teknologjisë, Apple, ka bërë një lajmërim tepër të rëndësishëm për të gjitha ata që flenë pranë telefonit të tyre ndërkohë që ai është duke u karikuar.

    Ndërkohë që të gjithë janë bërë të varuar nga përdorimi i telefonit dhe kanë merak se mos humbasin ndonjë telefonatë apo mesazh, Apple raporton se është një rrezik tepër i madh pasi karikimi i baterisë mund të rezultojë në zjarr, goditje elektrike, lëndim apo dëmtim të iPhone dhe sendeve të tjera.

    Të flesh me telefonin poshtë jastekun ose batanijes është ndoshta rreziku më i madh pasi në momentin që telefoni karikohet, ai ka nevojë të marrë ajër, duke shmangur nxehjen.

    Një tjetër lajmërim i rëndësishëm nga Apple është se duhet të përdoren karikuesit origjinal pasi karikuesit e lirë nuk i plotësojnë standartet e sigurisë dhe karikimi me këto adaptor mund t’ju rrezikojë jetën./Albeu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark