Apple kundërshton zhbllokimin e telefonit të sulmuesit në San Bernardino - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Apple kundërshton zhbllokimin e telefonit të sulmuesit në San Bernardino

    Insajderi
    17 February 2016 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Apple Tim Cook tha se kompania është e gatshme që ti ndihmojë hetuesit e Zyrës Federale (FBI), por thyerja e kodeve në iPhone-n e vrasësit do të ishte hap shumë i rrezikshëm

    Kompania Apple nuk pajtohet me kërkesën e Gjykatës amerikane, e cila kërkon që kjo kompani të ndihmojnë në zhbllokimin e telefonit të Syed Farook i cili së bashku me bashkëshorten e tij në dhjetor të vitit të kaluar në San Bernardino, në sulmin terrorist vrau 14 persona, raporton aa

    Kreu i Apple Tim Cook tha se kompania është e gatshme ti ndihmojë hetuesit e Zyrës Federale (FBI), por thyerja e kodeve në iPhone-n e vrasësit do të ishte hap shumë i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për shoqërinë dhe sigurinë e të gjithë përdoruesve të pajisjeve Apple.

    “Ata duan të krijojmë një derë të pasme për të hyrë në iPhone. Dhe kjo teknikë më vonë mund të fillojë të zbatohet në gjithçka. Kjo do të jetë sikur të bëjmë një çelës i cili do të hapte të gjitha dyert e restoranteve, bankave dhe dyqaneve. Asnjë person i arsyeshëm nuk do ta pranonte këtë”, tha Cook, transmeton BBC./AA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark