Insajderi
Teknologji

Apple ndryshon dizajnin e tastierave problematike të MacBook

Insajderi
05 July 2019 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple do të zëvendësojë teknologjinë e tastierave në kompjuterët MacBook Air dhe MacBook Pro sipas një raporti të Ming-Chi Kuo.

Apple do të zëvendësojë teknologjinë e tastierave në kompjuterët MacBook Air dhe MacBook Pro sipas një raporti të Ming-Chi Kuo.

Kuo shquhet për parashkimet e tij të sakta për planet e Apple për shkak të lidhjeve me zinxhirin furnizues të kompanisë.

Në raportin e fundit Kuo thotë se dizajnet e reja të tastierave do të mbërrijnë këtë fund vit dhe tek modelet e reja MacBook Pro të cilët thotë se nuk debutojnë deri në 2020.

Kompania do të braktisë mekanizmin “flutur” i përdorur në gjeneratat e kaluar dhe atë aktuale. Tastiera e re kanë mekanizmin “scissor switch” që Apple e ka përdorur përpara 2015-ës. Tastiera Magic Keyboard gjithashtu përdor këtë të fundit.

Tastierat me mekanizmin flutur kanë marrë kritika të vazhdueshme nga përdoruesit të cilët raportonin përsëritje apo anashkalim komandash. Problemet në fjalë vinë si rezultat i papastërtive që hyjnë në tastierë.

Laptopi i fundit MacBook Pro i Apple prezantuar këtë vit ka një tastierë flutur të ridizajnuar ndërsa të gjithë ata që kanë pasur probleme kanë përfituar zëvendësim falas.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark