×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Apple rrit çmimet, kur do të zbatohet ndryshimi?

    Insajderi
    26 October 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Apple ka njoftuar rritje të çmimeve të shumë prej shërbimeve të saj të abonimit. Abonimi mujor i Apple TV+ tani do të kushtojë 9,99 dollarë, nga 6,99 dollarë. Në baza vjetore, abonentët do të duhet të paguajnë 36 dollarë shtesë.

    Një vit më parë, Apple rriti çmimin e abonimit nga 4,99 dollarë në 6,99 dollarë. Sipas kompanisë, nuk do të ketë reklama në abonim. Ndryshimi zbatohet menjëherë për përdoruesit e rinj, ndërsa për përdoruesit ekzistues në rinovimin e radhës.

    Rritje çmimesh edhe në shërbimet e tjera të Apple

    Apple TV+ nuk është shërbimi i vetëm për të cilin kompania po rrit çmimet. Apple Arcade, platforma e lojrave, ngriti çmimin nga 4,99 dollarë në 6,99 dollarë. Një rritje u njoftua edhe në çmimin e Apple News, i cili tani kushton 12,99 dollarë, tre herë më shumë se sa paguanin abonentët deri vonë.

    Sigurisht që rritjet e mësipërme të çmimeve prekin edhe Apple One, abonimi që integron të gjitha shërbimet e kompanisë. Tani çmimi për një abonim individual është 19,95 dollarë, ndërsa paketa familjare kushton 25,95 dollarë në muaj.

    Sipas kompanisë me bazë në Kaliforni, nuk ka asnjë ndryshim në çmimet e Apple Music, Apple Fitness+ dhe iCloud+.

    Të ardhurat e Apple nga abonimet ishin 21 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, 8 për qind më shumë se një vit më parë./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark