A mendoni se mund të krijoni aplikacione?
Atëherë duhet të shkoni të emisioni televiziv i Apple i quajtur “Planet of the Apps” .
Ky show televiziv paraqet zhvillues real të aplikacioneve iOS, të cilët do të paraqesin punimet e tyre para një paneli të përbërë nga të famshëm të cilët do të gjykojnë nëse idetë e tyre ia vlejnë ose jo, raporton TechSot.al.
Në këtë rast, yje të tillë si Jessica Alba, Will.I.Am dhe Gyneth Paltrow do tu thonë programuesve nëse i interison dikujt ideja e tyre.
Pas çdo aplikaiconi juria jep vlerësimin dhe të njëjtën gjë mund të bëjnë dhe shikuesit.
Kjo lëvizje raporton TechSot.al sinjalizon një lëvizje të Apple drejt krijimit të emisioneve origjinale , duke ndjekur kështu gjurmët e Netflix dhe Amazon.
Pjesëmarrësit përveç se do të ekspozojnë idenë e tyre para miliona përdoruesve, ato gjithashtu do të konkurrojnë për të marr financimin nga LigtSpeed Venture Program , që është e njëjta kompani e cila mbështet Snapchat, Brocade dhe Fusion-io.