Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre për numrin e ekzekutimeve që po ndodhin këtë vit në Arabinë Saudite.
Numri i të ekzekutuarve është më i lartë këtë vit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftojnë organizatat.
Një person nga Nigeria është ekzekutuar së fundi, duke shënuar ekzekutimin e 95 për këtë vit, shkruan The Independent.
Fahd Houssaëw, është ekzekutuar të dielën në qytetin e Taif-it, ka raportuar agjencia SPA. Ai ka qenë i dënuar me vdekje për vrasjen e një personi të sigurisë të quajtur Abdul-Ghani Al-Thubaity.
Sipas trendit aktual, numri i njerëzve të dënuar me vdekje mund të arrijë më shumë se 100 në gjysmën e parë të vitit .
Në total 158 persona janë vrarë vitin e kaluar për vdekje në Arabinë Saudite. Shumicës u janë prerë kokat ose janë vrarë me pushkatim./Insajderi.com