Arabia Saudite ka dërguar ushtarë dhe aeroplan ushtarakë në një bazë ushtarake në Turqi për të intervenuar kundër ISIS-it në Siri.
Përforcimet e tyre u dërguan në bazën ushtarake Incirlik, pasi pritet të ketë një intervenim nga toka për në drejtim të Sirisë, njofton The Independent.
Në një deklaratë të dhënë për gazetën Yeni Safak, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se “Arabia Saudite ka shpallur përkushtimin e tyre kundër Daesh-it (ISIS-it) dhe se janë gati për të dërguar edhe trupa, por edhe aeroplanë”
“Nëse ne kemi një strategji të tillë, pastaj Turqia dhe Arabia mund të organizojnë një operacion të përbashkët nga toka”, ka thënë Cavusoglu./insajderi