Arabia Saudite kalon në kalendarin ‘perëndimor’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arabia Saudite kalon në kalendarin ‘perëndimor’

    Insajderi
    02 October 2016 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arabia Saudite kaloi sot në kalendarin Gregorian, thënë ndryshe atij Perëndimor, si formë bazë për të paguar administratën e vendit si pjesë e një plani masash shtrënguese për financat e mbretërisë.

    Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, adoptoi kalendarin hënor Islamik ditën e krijimit të mbretërisë në vitin 1932.

    Viti Islamik është 11 ditë më i shkurtër nga viti Gregorian.

    Vendimi u mor nga qeveria saudite si pjesë e një pakete masash shtrënguese financiare. Qeveria ka hequr edhe shpërblimet ndaj administratës, transmeton Atsh.

    Të hënën e kaluar, mbreti Salaman urdhëroi ulje me 20 për qind të pagës së ministrave, ndërkohë që si vendi i parë në botë për eksportin e naftës, Arabia Saudite është prekur shumë nga ulje e çmimit të arit të zi që nga viti 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark