Insajderi
Botë

Këngëtari iranian dënohet me vdekje për fyerje ndaj profetit Muhamed

Insajderi
20 January 2025 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këngëtari iranian dënohet me vdekje për fyerje ndaj profetit Muhamed
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur, Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur si Tataloo, pasi ai u dënua për blasfemi, sipas raporteve të mediave lokale.

“Gjykata e Lartë pranoi kundërshtimin e prokurorit” ndaj një dënimi të mëparshëm me  pesë vjet burg për veprën “blasfemi”, raportoi të dielën gazeta reformiste Etemad.

Sipas Etemad, “i pandehuri u dënua me vdekje për fyerje të profetit”, duke iu referuar profetit të Islamit Muhamed.

Raporti shtoi se vendimi nuk ishte përfundimtar dhe mund të apelohej ende.

Muzikanti 37-vjeçar i ‘underground’ kishte jetuar në Stamboll që nga viti 2018 përpara se policia turke ta dorëzonte atë në Iran në dhjetor 2023.

Që atëherë ai ka qenë në paraburgim në Iran.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark