×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arben Ahmeti analizon veprimet e Kurtit si opozitar e kryeministër, kështu po e cilëson atë

    Insajderi
    13 February 2022 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari njëherit analisti politik, Arben Ahmeti ka dhënë opinionin e tij rreth punës që ka bërë Qeveria Kurti për gati një vit në pushtet.

    Ahmeti i ftuar në InDoks, ka thënë se pritshmëritë për këtë qeverinë kanë qenë të larta. Madje, thotë që këto pritje kanë ndiku edhe në vet rritjen e partisë.

    Gjatë bisedës nuk mungojnë as ironitë nga ana e Ahmetit. Përmend terme si mëkate, hoxhë, priftërinjtë.  

    Arben Ahmeti – gazetar

    “Nuk kam ndonjë urim sepse 1 vjetori prej ditës së zgjedhjeve ka shkuar kryesisht në konsolidim të asaj çka është pritur prej Albin Kurtit. E pritjet për të kanë qenë shumë të mëdha, marrë parasysh diskursin që e ka zhvillu z.Kurti dhe VV si organizatë politike është diskurs i vlerave i përgatitjes dhe gatishmërisë së madhe për ta adresu secilin problem që me të cilin përballët shoqëria. Edhe kjo ngritje e këtyre pritjeve ndër vite ka bërë që LVV të rritet si subjekt politik, por që tash në qeverisjen natyrisht që po i kthehet në ‘boomerang’, nëse marrim shembull nëse një mëkat çfarëdo qoftë ai gjykohet prej publikut do të gjykohet me intensitet shumë më të lartë nëse mëkati bëhet nga një prift ose hoxhë e Kurti e VV kanë reklamu një lloj pastërtie engjëllore dhe një lloj gjithëdijshmërie të adresimit të problemeve prej sociale e deri tek dialogu”, ka thënë Ahmeti për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Duke i komentuar veprimet e Kurtit si opozitar e tani si kryeministër, Ahmeti e ka cilësuar atë si qesharak.

    “…tash përballja me realitetin natyrisht e ka zbehur gjithë pritjen edhe natyrisht që tash sa herë që hymë në youtube të shohim deklaratat e dikurshme të Kurtit për dialogun, gjithçka në fakt me të cilën po përballemi për energjinë elektrike për problemet sociale duket se qesharak është një lloj simboli I metamorfozës është një ndryshueshmëri krejtësisht e paimagjinueshme e një politikani opozitar me një kryeministër”, tha ai.

    Gjatë bisedës, Ahmeti foli edhe për arrogancën e treguar nga Kurti dhe partia e tij. Shton se e morën një mësim pas zgjedhjeve të fundit lokale.  

    “Janë që të dyja, në fakt para zgjedhjeve lokale kemi pasur një lloj arrogance të jashtëzakonshme të Kurtit dhe VV-së në kuptimin që ne bëmë 52% hajde dalim matemi, kërkonin të mateshin edhe me neve gazetarët edhe neve na gjykonin pse nuk kemi vota prej popullit ishte një lloj diskursi arrogant I skajshëm. Kam përshtypjen që pas zgjedhjeve lokale e kanë marrë mësimin e kanë kuptuar se nuk qeveriset me arrogancë për defentivishti mendoj që z.Kurti duhet të jap sinjale të vërtetë të ndryshimit”, u shpreh ai.

    Analisti në veçanti ka përmendur temën e ‘Zajednicës’, siç e quante Kurti dikur, sipas tij në këtë pikë ka parë një ndryshim formal tani të kryeministrit.

    “Sepse janë dy lloj ndryshimesh të cilat po proklamohen prej Kurtit, unë nuk e dua Kurtin i cili ndryshimin e vetëm që e proklamon është që ka qenë kundër ‘Zajednicës’  tash është Asociacionit ky është ndryshim formal, unë dua ndryshim në përbërje të Kurtit, dua ndryshim në mënyrën se si Kurti trajton njerëzit brenda organizatës dhe si ngritë kapacitetet e brendshme dhe sot nëse e shohim edhe përbërjen e qeverisë edhe përbërjen e grupit të këshilltarëve dhe gjithë njerëzve del që nuk i ka Qeveria kapacitetet që do të donim t’i shihnim dhe kjo besoj që nuk është problem tek mungesa e njerëzve, problemi është tek vet Kurti”, ka deklaruar ai.

    Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark