Arben Gashi i LDK-së, i përgjigjet flakë për flakë Albin Kurtit- E quan 'mushkonjë' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Arben Gashi i LDK-së, i përgjigjet flakë për flakë Albin Kurtit- E quan ‘mushkonjë’

    Insajderi
    13 January 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Arben Gashi i është kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti duke e quajtur “Mushkonjë pasi ai i quajti “miza”.

    Gashi paralajmëron Kurtin se LDK do të rikthehet në qytetin e Pejës.

    “Pikërisht në Pejë, ku kundërshtarët që sot kanë përmendur LDK-në, janë thjesht mushkonja”, ka shkruar mes tjerash ai.

    Postimi i plotë:

    Ne, në Pejë, jemi pasardhësit e kryengritësve politikë e ushtarakë kundër Jugosllavisë, luftëtarëve të lirisë, përfaqësuesve të Rugovës dhe rugovizmit. Rrëzë Rugovës, në vendin e fitoreve të palëkundura të LDK-së, çirrjet paskan vazhduar.

    Pikërisht në Pejë, ku kundërshtarët që sot kanë përmendur LDK-në, janë thjesht mushkonja. Peja e fitoreve të mëdha edhe më 9 shkurt do t’u tregojë vendin.

    LDK-në nuk ka mundur ta zhdukë apo ta vrasë as regjimi i Millosheviqit, sepse LDK ka lindur si frymëzim për popullin, të cilit i ka shërbyer me nder dhe besnikëri historikisht.

    S’ka britmë që ndalon rikthimin e LDK-së.

    9 shkurti do ta dëshmojë.

    Bëhu ndryshimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark