Insajderi
Lajme

Arben Gashi njofton nëse do të kandidojë për deputet

Insajderi
10 May 2026 - 10:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arben Gashi njofton nëse do të kandidojë për deputet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arben Gashi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gashi këtë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se është propozuar nga dega e LDK’së në Pejë dhe ajo në Prishtinë, shkruan Insajderi.

“Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, jam kandidat edhe për një mandat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje. Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme”, ka deklaruar Gashi.

Gashi kandidoi edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare, mirëpo s’i pati votat e mjaftueshme që të bëhej deputet. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark