Arben Vitia nuk e njeh territorin e Prishtinës, ngatërron fshatrat e Llapit me të Gollakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arben Vitia nuk e njeh territorin e Prishtinës, ngatërron fshatrat e Llapit me të Gollakut

    Insajderi
    13 October 2021 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia duket se nuk është i mirë me gjeografinë e Kosovës.

    Vitia në një vizitë që ka bërë në disa fshatra të Gollakut ka menduar që është duke qëndruar në Llap, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këtë e ka konfirmuar edhe vet ai në profilin e tij në facebook ku ka postuar se ishte në një vizitë në Llap ndërkohë përmend fshatrat që janë pjesë e Gollakut.

    Ai përmend fshatrat Tenezhdoll, Vranidoll, Progovc, Barilevë e  Bardhosh dhe thotë qe ka qëndruar në Llap.

    Në këtë postim, Vitia ka marrë komente negative nga qytetarët të cilët janë ndjerë të ofenduar nga ky postim.

    Postimi i plotë:

    Duke qëndruar në Llap kuptuam se qytetarët e këtij vendi kanë vullnet të ndryshojnë. Mbi këtë vullnet na janë bashkuar ne. Faleminderit nga zemra Tenezhdoll, Vranidoll, Progovc, Barilevë e  Bardhosh.

    Jemi bashkë në kërkesat tuaja. Ndriçimi publik, trotuaret, ndërtimi i shkollave, çerdhet, qentë endacakë, hapësirat sportive,  pikat e grumbullimit të produkteve, mbeturinat inerte janë disa prej çështjeve që i diskutuam. Mbikëqyrje, monitorim dhe llogaridhënie. Këto do të na përcjellin gjatë punës tonë. Ecim bashkë Prishtinës! ❤️


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark