Arbër Hajdari pas përfundimit të Big Brother: Dyfytyrësha njëri më shau pastaj më përqafoi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arbër Hajdari pas përfundimit të Big Brother: Dyfytyrësha njëri më shau pastaj më përqafoi

    Insajderi
    30 April 2025 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionisti i katër edicioneve të Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ftesë në 5”.

    Ai ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.

    Mes tjerash, Arbëri thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë, shkruan Insajderi.

    “Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendi, Big Brother ka mbaruar”, u shpreh ai.

    I njëjti tregoi një rast me një person që kishte, i cili e kishte sharë në rrjete sociale e më pas në takim shkoi për ta përqafuar.


    “E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjerash.

    Arbëri duhet theksuar se është pjesë e Big Brother VIP në rolin e opinionistit që nga fillimi i këtij spektakli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark