Modelja dhe aktorja shqiptare, Arbnora Ademaj, tashmë e sa kohë jeton dhe vepron në Turki.
Ajo u bë pjesë e serialit turk “Kirik Hayatlar”, i cili tashmë është në transmetim çdo ditë në Kanal D.
Duke qenë se ka bërë bujë të madhe për rolin, Ademaj shprehet e lumtur se në çdo episod përmendet se është me prejardhje shqiptare.
“Sa e lumtur që jam në çdo episod po thuajse të përmendet që jam shqiptare”, ka thënë ajo.