Ish-prezantuesja e RTK-së, Arbnora Ademaj ka tash e sa kohë që ka nisur një karrierë si aktore në Turqi.
Ajo është bërë pjesë e një seriali të ri atje, ku i është besuar një rol mjaft i rëndësishëm në këtë projekt të ri kinematografik.
Karriera e saj e suksesshme prej aktoreje atje po deshifrohet edhe me shpërblime në festivalet e filmave turk.
Kjo pasi sonte (e martë), bukuroshja me prejardhje nga Peja është shpërblyer me çmimin “Aktorja më e mirë e huaj” në festivalin prestigjioz të çmimeve, Mood Awards.
E emocionuar për këtë çmim, vet Arbnora ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video nga momenti i pranimit të kupës për këtë kategori çmimesh.
“Jam shumë e nderuar të marr çmimin ‘Aktorja më e mirë e vitit e huaja’, në një festival kaq prestigjioz në mesin e shumë artistëve të njohur në Turqi”, ka shkruar Ademaj pas pranimit të çmimit.
Urimet e shumta nga ndjekësit për aktoren kosovare nuk kanë munguar në hapësirën për komente pranë njoftimit të saj.