Artisti shqiptar, që jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi tashmë po qëndron në Kosovë dhe gjatë kësaj vere është i pranishëm për të performuar në thuajse çdo qytet shqiptar.
Ai së fundmi ka publikuar një foto në Instastory se si duket pas një mbrëmje muzikore dhe thotë se e don këtë pamje.
“Për çdo ditë koncerte dhe e dua këtë. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që po ma dhuroni në çdo koncert timin”, ka shkruar ai.
Artisti i shumë hiteve është shumë i pëlqyer dhe ndër më të kërkuarit në tregun muzikor.
“Adrenalinë” është projekti i tij i fundit në bashkëpunim me artistin nga Shqipëria Finem, dhe ka arritur mbi dy milionë klikime. /Insajderi.org