Insajderi
Lajme

Ardian Gjini e refuzoi për takim – i kundërpërgjigjet Kurti

Insajderi
10 July 2026 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ardian Gjini e refuzoi për takim – i kundërpërgjigjet Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit.

Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është e rëndësishme që Gjini të takohet me të.

“LVV është fituese e zgjedhjeve, ne edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri, padyshim se do të jemi bashkë në institucione. Nuk besoj që është në rregull që një parti e respektuar siç është AAK-ja të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese”, tha Kurti.

Kujtojmë se takimi Kurti-Hamza ka përfunduar tashmë, dhe i njëjti rezultoi pa ndonjë marrëveshje politike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark