Insajderi
Hulumtime/Analiza

Ardian Gjini emëron drejtoreshë të gjimnazit gruan e djalit të dajës së tij

Insajderi
05 November 2025 - 16:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ardian Gjini emëron drejtoreshë të gjimnazit gruan e djalit të dajës së tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 9 nëntor, qytetarët e Gjakovës do të vendosin nëse do t’i japin edhe një mandat kryetarit aktual, Ardian Gjini. Por siç duket të afërmit e tij jo pak ia panë hajrin edhe gjatë këtyre viteve sa ishte në këtë pozitë.

Burime të Insajderit bëjnë të ditur se Yllka Juniku Shehu, bashkëshortja e djalit të dajës së Ardian Gjinit, është emëruar në vitin 2024 drejtoreshë e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Madje ajo në ditë e parë të punës si drejtoreshë në këtë institucion ishte pritur me tepih të kuq, lule e festë.

Juniku Shehu më parë ka qenë drejtoreshë e një shkolle fillore në të njëjtën komunë, pozitë të cilën e kishte marrë në vitin 2022, gjatë kohës kur Gjini ushtronte mandatin e tij si kryetar komune.

Insajderi ka kontaktuar kryetarin Ardian Gjini, drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova, si dhe vetë Yllka Juniku Shehun, për të marrë një sqarim lidhur me këtë çështje. Deri në momentin e publikimit të këtij materiali, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë përgjigje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark