Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për komunën e Gjakovës.
Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, ka dalë i pari nga ky numërim votash, duke grumbulluar gjithsej 381 vota me kusht.
Ndërkaq pas tij radhitete kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me 274 vota me kusht.
I fundit në këtë listë qëndron Fazli Hoxha nga NISMA me 12 vota të grumbulluara.