Radio Televizioni i Kosovës në paralajmërimin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Kroacisë ka ngatërruar skuadrën kroate me kombëtaren franceze.
Këtë lëshim, RTK e përmirësoi duke e zëvendësuar postimin paraprak me njoftimin e saktë të ndeshjes.
“Argjentina dhe Franca përballen sot në orëm 20:00, në kuadër të garës për Kupën e Botës”, thuhej në postim.
Në anën tjetër, Kryediplomatja Donika Gërvalla e ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shquhen për gabime gjatë postimeve në rrjete sociale.
Gërvalla në Twitter me ngatërrimin e flamujve të shteteve kurse Jahjaga në Facebook. Të dyja shpeshherë janë bërë ”memes” nëpër rrjete sociale.