Të dielën mbrëma në Tetovë u inaugurua një studio e re bukurie, ku morën pjesë shumë të ftuar nga bota e ekranit dhe artit. Mes tyre ishin edhe Argjira dhe Graciano, të cilët folën për projektet dhe risitë e tyre më të fundit.
Gjatë intervistës për Artistët Shqiptarë, çifti nuk i shpëtoi një prej pyetjeve që ka ngjallur më së shumti kureshtje në rrjetet sociale: pse Einxhel Shkira nuk i ndjek më në Instagram.
Ndërsa Einxheli kishte folur më herët në një intervistë për hatërmbetjet që çuan në krisjen e shoqërisë së tyre, Argjira deri më sot nuk ishte prononcuar publikisht për këtë çështje.
Përveç kësaj, ajo foli edhe për largimin e saj nga Top Channel, duke dhënë detaje që kanë zgjuar interes te publiku.