Insajderi
Lajme

Arian Tahiri konfirmon se do të jetë pjesë e listës së PDK’së, tregon numrin

Insajderi
07 December 2025 - 19:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arian Tahiri konfirmon se do të jetë pjesë e listës së PDK’së, tregon numrin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arian Tahiri, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Tahiri, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se në listën zgjedhore të PDK’së radhitet me numër 30, shkruan Insajderi.

“Të dashur qytetarë, Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të jem në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me besim të plotë se Bedri Hamza i duhet vendit tonë. Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim. Në listë më gjeni me numër 30! Faleminderit për besimin dhe përkrahjen”, ka deklaruar Tahiri. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark