Insajderi
Lajme

Arian Tahiri: Na janë bashkuar edhe aktivistë të VV’së

Insajderi
04 November 2025 - 20:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arian Tahiri: Na janë bashkuar edhe aktivistë të VV’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK’së, Arian Tahiri, ka deklaruar se edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po i bashkohen atij.

Tahiri këtë e ka deklaruar në emisionin ‘Pressing’ në T7, duke njoftuar edhe se do të ketë koalicion edhe me Nismën Socialdemokrate, shkruan Insajderi.

“Çdo ditë janë duke u bashku në qëllimin tonë të përbashkët, në një mision për t’i shërbyer qytetit të Mitrovicës. Me AKR kemi qenë bashkërisht që nga dita e parë, ndërsa na janë bashkuar edhe LDK, AAK dhe partia turke në qytetin e Mitrovicës, gjithashtu është bashku edhe Nisma Socialdemokrate. Pothuajse gjithë spektri politik është bashkuar në misionin për t’i shërbyer qytetarit të Mitrovicës”, ka deklaruar ai.

“Qëllimi im si udhëheqës i kësaj fushate është t’i bashkoj qytetarët e Mitrovicës jo kundër dikuj, por t’i bashkoj me qëllim të angazhimit, energjisë për qytetin tonë. Gjithashtu ka pjesë edhe nga e Lëvizjes Vetëvendosje, aktivista, pjesa tjetër që na bashkohen, na mbështesin. Ka aktivistë edhe nga VV edhe nga subjekte të tjera që na bashkohen”, vijon Tahiri. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark