Ariani Comapany është kompani private ndërtimi e themeluar në vitin 1996 në qytetin e Vushtrrisë. Me eksperiencë mbi 20 vjeçare, përkushtim, vendoshmëri, dhe menaxhment profesional qëndron lider në fushën e ndërtimit.
Përveç ndërtimtariës, Ariani Company shtron aktivitetet e saj edhe në fusha të tjera si prodhimin e betonit, prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini, për klient afaristë dhe individual, për komplekse banesore dhe rezidenciale, si dhe qendra tregtare dhe hoteliere.
Prej shumë jetësimeve të projekteve ndër vite, Ariani Company aktualisht është e fokusuar në projektin “Amina”. Projekti gjendet në Mitrovicë, pak minuta nga qendra e qytetit. Kompleksi do të jetë i përbërë nga ndërtesa 5 katëshe, me 3 banesa në një kat. Do të ketë hapësira të mëdha gjelbërimi, çerdhe për fëmijë, parking po ashtu dhe depo. Kompleksi “Amina” posedon kushte të përsosura jetese, ndërtim cilësor dhe unik.
Ariani Company ka për qëllim ofrimin e një ambienti të ngrohtë shtëpiak, komoditet dhe rehati të cilat i arrinë me përkushtim, cilësi, staf profesional dhe inovacion.