Ariani Company është kompani e cila operon në tregun e ndërtimit. Gjendet në Vushtrri dhe ka eksperiencë në këtë fushë mbi 20 vjeç. Aktivitetet e tyre përveç fushës së ndërtimtarisë përfshijnë edhe prodhimin e betonit si dhe prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini.
Ariani Company ndër vite ka ndërtuar shumë projekte, aktualisht është e fokusuar në projektin “AMINA”. Projekti gjendet në Mitrovicë, pak minuta nga qendra e qytetit, me pamje nga Malet e Shalës. Kompleksi do të jetë i përbërë nga ndërtesa 5 katëshe, me 3 banesa në një kat. 70% e hapësirës do të jetë e gjelbëruar, kompleksi do të posedoj çerdhen për fëmijët tuaj, çdo ndërtesë do të jetë e pajisur me parking, dhe çdo banesë ka depon. Ky kompleks posedon kushte të përsosura jetese, ndërtim cilësor dhe unik.
Ariani Company ndër vite është përkushtuar në ndërtimin e një vendbanimi të përshtatshëm dhe të rehatshëm për familjet të cilat i besojnë aftësive të stafit profesional të Ariani Company.