Insajderi
Lajme

Arifi i Aleancës në takim kryediplomatin shqiptar: Dëshmi e lidhjeve të forta vëllazërore

Insajderi
01 June 2026 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arifi i Aleancës në takim kryediplomatin shqiptar: Dëshmi e lidhjeve të forta vëllazërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Aleancës për deputet, Avni Arifi, me numrin 8 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, ka njoftuar se bashkë me kryetarin e kësaj partie, Ardian Gjinin, kanë takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxhën.

Arifi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka vlerësuar si privilegj të veçantë pjesëmarrjen në këtë takim.

Ai ka thënë se takime të tilla janë dëshmi e lidhjeve të forta vëllazërore me Shqipërinë.

“Privilegj i veçantë që isha pjesë e ekipit të Kryetarit Gjini që priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Takime të tilla janë më shumë se protokol. Ato janë dëshmi e lidhjeve të forta vëllazërore dhe e përkushtimit të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të shqiptarëve”, ka thënë Arifi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark