Insajderi
Lajme

Arifi: Kurti nuk lëshoi pe për askënd përveç Listës Serbe – votimi i Simiqit është dorëzim moral i VV-së

Insajderi
12 February 2026 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arifi: Kurti nuk lëshoi pe për askënd përveç Listës Serbe – votimi i Simiqit është dorëzim moral i VV-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, pas votimit të Slavko Simiqit nga Lista Serbe si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Arifi e ka cilësuar këtë akt si “normalizim të hipokrizisë politike”.

Sipas Arifit, subjekti në pushtet, i cili ka ndërtuar karrierën mbi retorikën e sovranitetit dhe moskompromisit, tashmë po bën pikërisht atë që dikur e quante “tradhti”.

Arifi thekson se ky veprim nuk ka të bëjë me procedurat parlamentare, por me një degradim të narrativës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albin Kurti nuk lëshoi pe për Listën Serbe, për gjithë të tjerat po. Pa asnjë reflektim publik dhe pa asnjë kërkim faljeje ndaj elektoratit, VV voton një figurë që përfaqëson Listën Serbe, strukturë e lidhur drejtpërdrejt me Beogradin,” shkroi ai në Facebook.

Ish-kryetari i Preshevës shtoi se votimi i Simiqit e zhvesh VV-në nga e kaluara e saj dhe e ekspozon si një parti që përdor pushtetin mbi parime që dikur i luftonte me dhunë e protesta.

Arifi ka përdorur tone mjaft provokuese ndaj simpatizantëve të Kurtit, duke pyetur nëse Kosovës i duhen edhe më shumë goditje të tilla politike.

“Kjo është dorëzim moral i mbështjellë me fjalë të mëdha të Albin Kurtit. A po e kuptoni tash ‘babën’ tuaj, apo Kosovës i duhen edhe disa thika pas shpine!? Qytetarët nuk i harrojnë shpejt manipulatorët,” u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark