Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pasur kritika për planin franko-gjerman të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Krejt kjo pasi në marrëveshje nuk përmendet Lugina e Preshevës dhe parimi i Reciprocitetit.
I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Arifi tha se “avullimi” i deklaratave të Kurtit nuk ka qenë vetëm tek reciprociteti. Ai tha se Kurti ka menjanuar edhe deklaratën e tij që nuk do ta pranojë Asociacionin. Njëjtë edhe me deklaratën e tij për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
“Avullimin e deklaratave të Kurtit nuk ka qenë vetëm reciprociteti, por ka avulluar edhe deklarata e tij që nuk e pranon Asociacionin, ka avulluar edhe kushti qe te krijohet Asociacioni në Luginë edhe kushti i njohjes së pavarësisë nga Serbia”, tha Arifi për Insajderin.
Arifi shtoi se këto deklarata që dolën kontraverse në takimin dje i kanë vënë thikë pas shpine shqiptarëve të Luginës.
” Të gjitha këto deklarata këto kanë avulluar edhe për neve shqiptarët në Luginë na ka vënë thikë pas shpine edhe na ka tradhtuar politikisht edhe publikisht edhe duke u krenuar me këtë tradhti”, tha Arifi për Insajderin./GazetaInsajderi