Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka përmbledhur disa deklarata të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite, të cilat lidhen me familjen Haradinaj, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çështje të tjera politike.
Videoja shoqërohet me mbishkrimin: “Historinë e familjes Haradinaj nuk e ndryshon propaganda. Ajo është shkru me sakrificë”.
Në video përfshihet një deklaratë e ministres së drejtësis në detyrë, Donika Gërvalla, e cila thotë: “E njihni edhe të ashtuquajturin hero të Çakorrit, i cili sot ju premton anëtarësim në NATO”.
Po ashtu, është përfshirë edhe një deklaratë e ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e cila kishte thënë:
“Çdo veprim që e kemi bërë ne si aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për me mbrojt sovranitetin e shtetit, për me mbrojt Kosovën tonë, prej Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, prej Vlora Çitakut”.
Në video shfaqet edhe një deklaratë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai shprehet:
“Nuk ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”.
Gjithashtu, Arifi ka përfshirë edhe një deklaratë të mëhershme të Kurtit ku thuhet:
“Kosova nuk do të ketë ushtri”.