Gjatë këtyre muajve të pandemisë, Arilena Ara ka qenë tërësisht pasive sa i përket këngëve të reja.
Këngëtarja, së fundi ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq në studio muzikore, duke punuar për këngën e re.
Ajo nuk ka preferuar të japë detaje rreth asaj se çfarë po përgatit, por la fansat në pritje për këngët e reja.
Kujtojmë se “Fall From The Sky” titullohet kënga e fundit e Arilena Arës, me të cilën do ta përfaqësonte Shqipërinë në “Eurovision”.