Arjola Demiri humb personin më të dashur: Më ka dhuruar dashuri pa kushte - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arjola Demiri humb personin më të dashur: Më ka dhuruar dashuri pa kushte

    Insajderi
    19 May 2025 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja dhe personazhi i njohur i ekranit, Arjola Demiri, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të dhimbshëm: ndarjen nga jeta të gjyshit të saj të dashur, Baba Shaban.

    Me një postim të mbushur me emocion dhe dashuri, Arjola e kujton atë si një figurë emblematike në jetën e saj — një baba i dytë, mik, mësues dhe frymëzim.

    “Një shpirt i pastër që më ka dhuruar dashuri pa kushte,” shkruan ajo ndër të tjera, duke rrëfyer mirënjohjen për kujtimet dhe mësimet që ai i ka lënë. Arjola thekson se është me fat që fëmijët e saj patën mundësinë të njihnin një burrë të tillë të mbushur me dashuri, fisnikëri dhe krenari.

    Në rreshtat e saj prekës, ajo e përshkruan ndarjen si të vështirë, por me një zemër plot dashuri dhe respekt. “Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë vajza e gjyshit,” shkruan Arjola, duke i dhënë lamtumirën e fundit një prej njerëzve më të rëndësishëm të jetës së saj.

    Ajo mbyll postimin me fjalët prekëse: “Për jetë, Lolpacolia jote”, një nofkë personale që tregon lidhjen e veçantë mes tyre.

    Ngushëllime të sinqerta Arjolës dhe familjes së saj për këtë humbje të madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark